KATALOGU I BKK-së

 
     
 
Shtyp fjalën
Fusha e kërkimit


 
 

 

 

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës kremton 80-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 25 nëntor 2024

Biblioteka Kombëtare e Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, të hënën, në një ceremoni festive, shënoi 80-Vjetorin e themelimit të saj.
Në këtë ngjarje kulturore u kujtuan hapat e parë të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, vënia e gurëthemelit dhe përurimi i objektit të sotëm të bibliotekës, përpjekjet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe përballimi i sfidave historike, e të cilat janë vetëm disa nga të veçantat e këtij rrugëtimi që shënoi ndërtimin dhe forcimin e identitetit kulturor dhe intelektual të Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore ishin personalitete kulturore, politike, dashamirës të artit e të kulturës.

» Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Turqisë

Ankara, 18 tetor 2024

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, në mbyllje të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, mbajtur në Ankara, nga 16-18 tetor 2024.
Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar nga Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Turqisë, Taner Beyoğlu.
Me këtë Marrëveshje, pjesëmarrësit do të mbështesin zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe promovuese në trashëgiminë kulturore të shkruar, në bibliotekari dhe botim, organizimin e konferencave profesionale, trajnime të stafit, vizita studimore; shkëmbimin e materialeve në fushën e shkencës, artit, historisë dhe letërsisë, shkëmbimin e materialeve bibliografike në nivel ndërkombëtar, promovimin dhe zhvillimin e koleksioneve. Palët do të inkurajojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me sistemet e teknologjisë së informacionit, shërbimeve bibliotekare dhe praktikave të aplikacioneve digjitale, shërbimeve digjitale si dhe në koleksionimin e botimeve elektronike.

» Takim bashkëpunimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Berlinit

Prishtinë, 25 shtator 2024

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, është takuar në Berlin me drejtorin e Evropës Lindore të Bilbiotekës Shtetërore të Berlinit, Olaf Hamann, dhe udhëheqësin e Departamentit të Evropës Juglindore, Ivo Ulrich. Në takim ishte i pranishëm edhe Christian Voss, drejtor i Institutit të Studimeve Sllave dhe Hungareze në Universitetin Humboldt.
Në takimin e mbajtur në Berlin, u diskutua për fillimin e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Berlinit, me fokus në projekte të përbashkëta, shkëmbime dhe tema me interes të përbashkët.

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me 1586 ekzemplarë
(libra dhe revista)

Prishtinë, 12 shtator 2024

Me nismën e Departamentit të Antropologjisë të Fakultetit të Filozofisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka pranuar një kontigjent të librave dhe të revistave (1586 ekzemplarë) nga Biblioteka e Karl Kaser, Graz, Austri.
Koleksionet e pranuara, paraprakisht janë përzgjedhur nga profesionistë bibliotekarë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të Departamentit të Antropologjisë, këto koleksione i përkasin fushës së historisë, antropologjisë, sociologjisë, shkencave politike dhe shkencave sociale, e dijeve humane në përgjithësi. Librat janë në gjuhë të ndryshme: anglisht, gjermanisht, më pak shqip dhe në gjuhë të tjera sllave.

» Në atelien e z. Andrija Mutnjaković, rrëfim mbi historinë e ndërtimit të godinës së Bibliotekës Kombëtare

Prishtinë, 5 shtator 2024

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, ka takuar në Zagreb z. Andrija Mutnjaković-in, arkitektin kroat i cili e konceptoi dhe realizoi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Në atelien që ndodhet në një lagje të qetë të Zagrebit dhe e cila tashmë është në pronësi të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kroacisë, z. Mutnjaković (l.1929), foli gjatë rreth projektimit të ndërtesës së Bibliotekës, ftesës nga Bashkim Fehmiu (arkitekti i cili u ngarkua për të hartuar masterplanin për kampusin e ri universitar në Prishtinë), sfidat rreth sigurimit të materialeve dhe opinionin kotravers rreth dukjes së objektit.

» Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës takon drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kroacisë

Prishtinë, 4 shtator 2024

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerina Rogova Gaxha është takuar sot me Dr. Ivanka Stričević, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kroacisë. Në takimin e mbajtur në Zagreb, u diskutua për projekte, iniciativa dhe tema me interes të përbashkët.
Drejtoresha e BKK-së tha se ky takim krijon mundësinë për ta forcuar partneritetin ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kroacisë: “Është misioni ynë ta avancojmë kauzën e bibliotekës sonë kombëtare, duke punuar më mirë së bashku në shkëmbim të përvojave dhe duke arritur më shumë sesa mund të bëjmë vetëm.” Prof. Stričević ndërkaq pohoi se “Ne jemi entuziastë për mundësinë e bashkëpunimeve në të ardhmen dhe besojmë se vizita juaj do të jetë një hap kyç në thellimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen”.

» Ministri Çeku viziton Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Prishtinë, 23 gusht 2024

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku ka vizituar sot Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për ta uruar drejtoren e re të Bibliotekës, znj. Blerina Rogova Gaxha, për pozitën e re dhe përgjegjësinë që ka marrë.
Në këtë takim u diskutua për rrjedhën e punëve në këtë institucion, zhvillimet, sfidat, projektet kapitale dhe planet e BKK-së për të ardhmen. Ndër tjerash, ministri Çeku theksoi se përkrahja e MKRS-së nuk do të mungojë asnjëherë.

» Shënohet 76-Vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Prishtinë, 25 nëntor 2020

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, sot, në një ceremoni festive, shënoi 76-Vjetorin e themelimit të saj. Ditën e Bibliotekës e shënuan këto aktivitete:
- Akti i nënshkrimit zyrtar të Planit strategjik 5-vjeçar të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me të cilin plan prioritetet strategjike janë të kthyera në objektiva dhe plan të qartë të punës që ka qëllim të saktë dhe të matshëm
- Dita e Kombëtare e Vetëdijesimit për Bibliotekat, që vjen përmes Programit Erasmus +, veprimtari që organizohet bashkë, që nga viti 2017, midis Bibliotekës Kombëtare dhe Universitetit të Prishtinës, dhe për të cilën sot do të flet rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Sahiti.
- Shënimi i 100 vjetorit të lindjes së Anton Çettës me një ekspozitë të fotografisë dhe ekspozitë të librit dhe artikujve të dhe për veprën e kësaj figure të rrallë të historisë shqiptare, që ishte veprimtaria themelore në këtë ditë.
Në ceremoninë ‘Dita e Bibliotekës’, drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, u shpreh se, në një vit të vështirë për shkak të pandemisë, Biblioteka po mundohet të bëjë atë çfarë e kërkon mandati i saj, dhe që i cili është i gjerë dhe gjithëpërfshirës: për të ruajtur, para së gjithash, trashëgiminë dorëshkrimore, të shtypur, me përpjekjen edhe për ta digjitalizuar; për të mbledhur ekzemplarin e detyrueshëm të të gjithë trashëgimisë së botuar në Kosovë, nga i cili depozitohen në këtë bibliotekë 5 kopje të gjithçka-je të shtypur në Kosovë, duke përfshirë këtu mbledhjen edhe të historisë gojore, dokumenteve të shtypura të institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe për të pasuruar koleksionet edhe me materiale që hyjnë nëpërmjet blerjes dhe dhuratës, dhe për t’ua afruar përdoruesve shërbimet që ata kërkojnë, e që këtë vit ishin të pakta për shkak të pandemisë dhe, më këtë rast, mbylljes së Bibliotekës për përdorues.

» MKRS e përkrah Projektin “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”

Prishtinë, 23 nëntor 2020

Sot, u nënshkrua Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për përkrahjen e Projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”. Projekti do të mbledhë, dokumentojë dhe do të vë në dispozicion rreth 300 intervista me rrëfime nga të mbijetuarit dhe dëshmitarët e kësaj masakre. Qëllimi i kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit është mbështetja financiare për këtë projekt, i cili do të zbatohet gjatë periudhës 2020-2022.
Në hapje të ceremonisë së nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku u shpreh se Biblioteka është institucion qenësor në Kosovën e sotme, detyra e së cilës është të pasurojë koleksionet me përmbajtje historike, ta arrijë qëllimin e saj për të dokumentuar historinë dhe kulturën e popullit të Kosovës. Ai e cilësoi projektin “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe” si një pjesë thelbësore, të ndjeshme dhe të ngutshme të punës së Bibliotekës, dhe si i tillë do të plotësojë një zbrazëtirë që ekziston në koleksionet e bibliotekës për të kaluarën e shqiptarëve të Kosovës edhe atë më të afërmen, dëshmitë e luftës së fundit në Kosovë. Drejtori Gajraku theksoi se Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës e Kosovës, i kanë mbështetur financiarisht projektet e kulturës gojorë të realizuara nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, që nga viti 2015. Ai tha se është Ambasada Amerikane në Prishtinë ajo e cila e ka drejtuar/përqendruar vëmendjen e Bibliotekës për të nisur sa më parë projektin e mbledhjes dhe ruajtjes së rrëfimeve të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe.
Kryeministri i Kosovës, z. Avdullah Hoti, në deklaratën e tij tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje jo vetëm që konfirmon mbështetjen e institucioneve të Kosovës, por pasqyron edhe mirënjohjen e thellë dhe të pakufizuar ndaj misionit të shenjtë dhe të përbashkët të të gjithëve për të dokumentuar të kaluarën historike të vendit. Ai shtoi se ky projekt i jep frymë të veçantë Qendrës Kujtesa e Kosovës në Bibliotekën Kombëtare, e cila tash e disa vite mbledh, dokumenton dhe promovon historitë e Kosovës, në veçanti rrëfimet e ngjarjeve e të periudhave më të veçanta, më të trishta, por edhe më të mëdha të historisë së popullit të Kosovës.

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me botime të reja të kulturës hungareze

Prishtinë, 20 nëntor 2020

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot, iu dhurua një koleksion i librave me vlerë të veçantë të kulturës hungareze nga fusha e artit, filozofisë, historisë, politikës etj., si dhe nga një perspektivë e veçantë shkencore, letrare, mësimore të kësaj kulture.
Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. Bencze József, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit, dorëzoi këtë koleksion dhuratë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Hungarisë.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Z. Gajraku, e falënderoi ambasadorin e Hungarisë, Dr. Bencze József, për konsideratën e tyre që Bibliotekës Kombëtare t'i dhurohet ky koleksion që është në përputhje me politikat dhe shërbimet e kërkuara në këtë bibliotekë dhe mbështetje për nevojat kërkimore të përdoruesve që kanë interesime për kulturën hungareze.
Drejtori Gajraku, duke theksuar se Biblioteka Kombëtare e Kosovës - biblioteka më e madhe dhe më e rëndësishme në Republikën e Kosovës, është duke pasuruar koleksionet e saj me botimet më të reja të kulturave botërore, e informoi ambasadorin Bencze József për praninë në koleksionet e kësaj biblioteke të librave në gjuhën hungareze dhe, gjithashtu, të librave të përkthyer në shqip të një sërë autorëve hungarezë, që janë pjesë e koleksionit të kësaj biblioteke.

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës rifillon aktivitetin e saj të shërbimit me përdorues



Prishtinë, 28 shtator 2020

Të nderuar përdorues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,

Duke filluar nga data 5 tetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) ka marrë të gjitha masat e sigurisë për rihapje të pjesshme të sallave të leximit për përdoruesit, në respektim të protokolleve për të luftuar përhapjen e Covid 19 dhe me regjim të kufizuar operativ.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron shërbimet e saj në përputhje me masat e rekomanduara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me masat dhe udhëzimet e nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e Ministria e Shëndetësisë, si dhe udhëzimet e rekomanduara nga IFLA për të shërbyer përdoruesit në kohë pandemie në mënyrë që të ndihmojë parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Përdoruesve të Bibliotekës u kërkohet të ndjekin nga afër uebfaqen e Bibliotekës  dhe profilet e saj në rrjetet sociale për të  gjitha njoftimet në lidhje me ndryshimet në kushtet e përdorimit të shërbimeve të Bibliotekës të shkaktuara nga masat anti-epidemike, dhe t’i respektojnë rreptësishtë ato.

Kodi aktual i sjelljes, të cilin të gjithë përdoruesit e BKK janë të detyruar të respektojnë...

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës themelon Programin kombëtar të arsimimit bibliotekar

Prishtinë, 19 qershor 2020

Për herë të parë në historinë e zhvillimit bibliotekar në Republikën e Kosovës, falë ndihmesës dhe përkrahjes që Ambasada Amerikane në Kosovë i ka dhënë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të implementohet projekti “Biblioteka në shërbim të komunitetit: Themelimi i një programi kombëtar në fushën e arsimimit bibliotekar dhe kulturor”.
Ekspertë amerikanë të fushës së bibliotekarisë dhe shkencave të informacionit do të punojnë gjatë një viti për të ndihmuar bibliotekarët dhe specialistët e informacionit në Kosovë për të themeluar një program kombëtar në fushën e arsimimit bibliotekar dhe kulturor, si një komponent i rëndësishëm i programit mësimor profesional për biblioteka.
Ky program, që duhet të lidhet me seminare dhe kurse trajnimi në nivel kombëtar, do të ndihmojë bibliotekarët dhe specialistët e informacionit në dijet teorike dhe praktike, për të ruajtur kompetencat dhe për të mbajtur në dijeni për çështjet e zhvillimit dhe avancimit të dijeve bibliotekare dhe shkencave të informacionit.

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës mbyllet për përdoruesit si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e COVID-19


Burimi i imazhit: World Health Organization - Europe

Prishtinë, 16 mars 2020

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është mbyllur për përdoruesit nga 16 marsi 2020, në kushtet e domosdoshme për të kontribuuar në zbatimin sa më efikas të masave që synojnë luftimin e përhapjes së COVID-19.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës aktualisht po harmonizon punën dhe shërbimet e saj në përputhje me udhëzimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe vendimet e organeve përgjegjëse shtetërore, si dhe me masat dhe udhëzimet e nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.
Biblioteka do të vazhdojë të jetë në dispozicion për të gjitha shërbimet e saj që mund të realizohen nëpërmjet komunikimit në distancë (internet, e-mail ose telefon).
Biblioteka fton përdoruesit e saj të ndjekin nga afër faqen zyrtare të Bibliotekës dhe profilet e saj në rrjetet sociale për të gjitha njoftimet në lidhje me ndryshimet në kushtet e përdorimit të shërbimeve të Bibliotekës, të shkaktuara nga prania e masave për të luftuar përhapjen e COVID-19
Lidhur me Ekzemplarin  e Detyrueshëm, i njoftojmë botuesit se mund të dorëzojnë ekzemplarët e botimeve të tyre çdo ditë pune gjatë orarit zyrtar të punës 8:00 – 16:00, ndërsa dëshminë me shkrim për dorëzimin do ta pranojnë më vonë.
Nga Agjencia Kombëtare e ISBN dhe Shërbimi i CIP (Katalogimi në Botim) të gjitha punët kryhen përmes komunikimit me e-mail.
Adresat kontaktuese të zyrtarëve që janë të angazhuar gjatë kësaj kohe janë:
Lavdie Rrahmani, përgjegjëse për ISBN: mani.lavdie@gmail.com
Shqipe Asllani, zyrtare për CIP:  shqipeasllani@hotmail.com
Po ashtu, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është e përkushtuar të kryej të gjitha shërbimet që janë të mundshme përmes komunikimit në distancë, për pyetjet eventuale mund të na kontaktoni në emalin: info.bkk@rks-gov.net ose në rrjetet sociale.
Ju vëmë në dijeni se Koalicioni Ndërkombëtar i Konsorciumit të Bibliotekave (ICOLC) dhe EIFL ofrojnë burime elektronike me qasje të lirë në platforma virtuale ndërkombëtare, në këtë kohë të pandemisë.
Bashkëngjitur gjeni listën e burimeve elektronike ku mund të bëni kërkime në burime elektronike në të gjitha fushat e shkencës si dhe në veçanti për COVID-19.
(Shkarko listën)

» Nënshkruhet Marrëveshje partneriteti me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Strasburgut

Strasbourg, 15 tetor 2019

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Strasburgut, në shoqërimin e Ambasadores së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, znj. Mimoza Ahmetaj, është nënshkruar Marrëveshja e partneritetit midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Strasburgut. Marrëveshja është nënshkruar nga z. Alan Colas, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Strasburg dhe z. Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dyja institucionet bibliotekare pajtohen se do të bashkëpunojnë me një interes të përbashkët për zhvillimin e një partneriteti të bazuar në bashkëpunimin shkencor, profesional, në fushën e digjitalizimit dhe të veprimtarive kulturore. Kjo marrëveshje eshte hartuar me qëllim të konsolidimit, mbi baza kohore afatgjate të këtij vullneti për bashkëpunim. Sipas kësaj marrëveshjeje, gjithashtu, parashihet promovimi i veprimtarive të përbashkëta bibliografike, ekspozitave e botimeve.

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës themeli i një shoqërie të begatë të shekullit 21

Prishtinë, 23 nëntor 2018

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të premten, në prani të shumë personaliteteve kulturore, personaliteteve politike, dashamirëve të artit e të kulturës, u shënua 74-Vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Kjo ditë u pasurua me ekspozitën e organizua në bashkëpunim me Shoqatën e të burgosurve Politikë për nder të 50-Vjetorit të demonstratave të vitit 1968.
Në hapje e kësaj veprimtarie kulturore, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, z. Fazli Gajraku, paraqiti një përshkrim të shkurtër të punëve dhe projekteve që Biblioteka ka realizuar gjatë këtij viti, ndër të tjera përmendi projektet kryesore si: “Bibliografia retrospektive e librit shqip të botuar në Kosovë përgjatë viteve 1912-1999”, “Kujtesa e Kosovës: Histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”, projektin “Biblioteka digjitale”, Programin “Fulbright për zhvillim të plan-programit për arsimim bibliotekar” etj.
Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Kujtim Gashi, i cili theksoi “Për t’u siguruar që bibliotekat të luajnë në mënyrë efektive rolin e tyre në zhvillimin e qytetarëve të mirë informuar përmes qasjes së lirë dhe të pakufizuar në informacion, shërbimi duhet të financohet dhe drejtohet në mënyrë adekuate nga profesionistë të trajnuar me mbështetjen e personelit të duhur.

» Shënohet 110-Vjetori i Kongresit të Manastirit

Prishtinë, 6 nëntor 2018

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Fondacionin Arsimor Kulturor Humanitar –ALSAR, organizuan aktivitete kulturore për nder të 110-Vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Kjo veprimtari u hap me konferencën shkencore “Lumo Skendo dhe themelimi i revistës DITURIJA” në të cilën ligjëruan studiues të njohur të veprës së Lumo Skëndos:
Akademik Sabri Hamiti - Numri i parë i revistës “Diturija”
Prof. Dr. Persida Asllani - Revista e Lumo Skendos dhe misioni i dijes
Prof. Dr. Dhurata Shehri - Rubrika “Bibliografitë” në revistën “Diturija”
Dr. Agron Gjekmarkaj - Revista “Diturija” - Kryqëzime imagologjike nga Mid’hat Frashëri

Në hapje të kësaj konference, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku tha se këta studiues të njohur të veprës së Lumo Skëndos dhe të revistës së tij “Diturija”, kanë ndërgjegjen dhe dijen për ta rikthyer figurën e këtij autori të ndaluar në fronin e pushtetit të dijes që ai ka përfaqësuar.  Sipas tij, kjo do t’u jepte ndihmë specifike intelektuale autoriteteve dhe bibliotekve për lehtësimin e hulumtimit, gjetjes, grumbullimit e ruajtjes së materialeve.

» Hapet ekspozita e koleksionit të Librave Antikuar për Skënderbeun e Patricia Nugee

Prishtinë, 15 tetor 2018

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të hënën, u hap ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.
Ekspozita, pjesë e aktiviteteve për shënimin e Vitit Mbarëkombëtar për Skënderbeun, përmban 37 botime antikuare për Skënderbeun, botime këto që i takojnë koleksionit personal të Patricia Nugee.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku e vlerësoi ekspozitën “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar” si një ndër ekspozitat më të rralla që janë hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Duke çmuar përkushtimin e znj. Nugee për koleksionimin e botimeve të vjetra për Skënderbeun, ai kujtoi se botimi më i vjetër në Bibliotekën Kombëtare është libri “Historia e Jetës dhe e Bëmave të Skënderbeut” i vitit 1533, i dhuruar pikërisht nga kjo koleksioniste.

» In Memoriam Adem Demaçi
KUJTESA E PËRJETSHME
(26 shkurt 1936 - 26 korrik 2018)

Prishtinë, 26 korrik 2018

Kur duhej të lexohej vepra e Adem Demaçit në bibliotekë, ajo ishte në fond, por nuk jepej për ta lexuar. Vepra e Adem Demaçi ishte e humbur për dhe në biblioteka, e humbur për 40 vjet për të mos u lexuar as në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Jo vetëm kaq, edhe për të si njeri, që pati guximin intelektual të luftojë kundër represionit shtetëror, nuk kishte mundësi të lexohej gjë. Adem Demaçi ishte heroi i vërtetë i këtyre dy shekujve, që mund të merrte vëmendjen e njeriut, të lexuesit, të autorëve, tek pas 28 vjet burgu të jetës së tij. Dhe, kur dyert e bibliotekës tashmë janë të hapura për veprën e tij, ai do të bashkohet me shoqërinë e autorëve dhe njerëzve të përjetshëm.
Bibliotekat e Kosovës tashmë i kanë librat e Adem Demaçit dhe librat për Adem Demaçin. Ata bëjnë jetën e tyre në raftet për t’u marrë, për t’u lexuar, për t’u lëvizur gishtat nëpër faqet e tyre, për t‘u mbajtur mend. Ky akt i heshtur, një herë, dhe i leximit më pas, tregon historinë e autorit të ndaluar të Kosovës - Adem Demaçit, i cili ndërroi jetë të enjten e pasdites së 26 gushtit të këtij viti.

» Projekti "Kujtesa e Kosovës: histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka" përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prishtinë, 18 korrik 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, për përkrahjen e projektit “Kujtesa e Kosovës: histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”. Projekti, faza e parë e të cilit ishte bashkëfinancim i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, është hartuar dhe realizohet nga Dega e Antropologjisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

» Koleksionet e BKK-së pasurohen me libra të shkrimtarit Aleks Buzo

Prishtinë, 13 korrik 2018

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Dr. Sabri Kiçmari, vizitoi drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, me ç’rast i dhuroi Bibliotekës gjashtë tituj të librave të shkrimtarit të njohur australian me prejardhje shqiptare, Aleks Buzo.
Aleks Buzo është një nga shkrimtarët më të njohur australian. Ai ka lindur në Sydney më 23 Korrik 1944. Shkollimin fillor e kreu në Australi, kurse shkollimin e mesëm në Gjenevë – Zvicër. Ndërkaq, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e New South Wales në Sydney.

» Prezantohet gjetja e 571 skedave të fjalorit etimologjik
të Norbert Jokl-it

Prishtinë, 30 prill 2018

Juristi dhe studiuesi nga Shqipëria, Agron Alibali, sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” bëri prezantimin e një gjetjeje të rrallë – Skedarit të Fjalorit Etimologjik të shkruar nga albanologu i mirënjohur Norbert Jokl.
Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin përfaqësues nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, kulturës, bibliotekarisë si dhe studiues dhe dashamirës të fushës së albanologjisë.
Trashëgimia bibliotekare e Jokl-it, ashtu siç tha Alibali në hapje të kësaj veprimtarie, përbëhej nga libra tejet të çmuar e të rrallë që përbënin Bibliotekën e Joklit, dhjetëra dorëshkrime e mijëra letërkëmbime. Një letër e autoriteteve gjermane e 10 shtatorit 1942, afër kohës së sekuestrimit të Bibliotekës së Jokl-it, e jep gjendjen më të saktë të saj. Aku shkruhej se Biblioteka e Joklit përfshinte afërsisht 3000 vëllime dhe se përmbante revista, fjalorë, libra gjuhësie, doracakë, libra reference dhe traktate gjuhësore të çdo lloji.

» "Hapet Edicioni i 16-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë"

Prishtinë, 10 prill 2018

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, të martën, ka hapur edicionin e gjashtëmbëdhjetë të Javës së Bibliotekës me temën “Arsimimi dhe trajnimi bibliotekar”, veprimtari kjo që do zgjasë deri më 14 prill.
Viti i gjashtëmbëdhjetë i Javës shënon vazhdimin e një përkrahjeje të Javës së Bibliotekës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, si dhe shënon vazhdimin e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Këtë vit, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, përmes projektit LNSS të Erasmus+, Java e Bibliotekës është pasuruar edhe me aktivitete për dyvjetorin e “Ditës Kombëtare të Vetëdijesimit për Biblioteka”.
Edicioni i kësaj Jave është organizuar edhe nga bibliotekat ndërkomunale të Pejës, Prizrenit, Gjilanit, në të cilat, po ashtu, do të zhvillohen veprimtari bibliotekare.
Mysafir special i Javës së Bibliotekës në Kosovë është dr. Robert Montoya, profesor i Shkencës së Bibliotekarisë dhe Informacionit në Universitetin Indiana Bloomington, ardhjen e të cilit e ka mundësuar Ambasada Amerikane në Kosovë.

» "Kosova - nga historia në shtetësi"

Prishtinë, 18 shkurt 2018

Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" shënoi 10-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me veprimtarinë "Kosova - nga historia në shtetësi". Programi i përgatitur përfshiu disa komponentë dhe kujton një udhëtim prapa të Kosovës nga viti 1912.
Biblioteka, për të shënuar këtë ditë, prezantoi materiale të përzgjedhura të paraqitura në katër ekspozita të ndryshme.
Në hapje të kësaj veprimtarie, drejtori Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, u shpreh se kultura e Kosovës që po grumbullohet e ruhet, por edhe ajo që u ekspozua me këtë rast, është një përpjekje për t'a bërë Bibliotekën Kombëtare një depo të madhe të kujtesës dhe përmbajtjes kombëtare të shtetit të Kosovës: për të krijuar një koleksion që të vlejë si dokumente më të rëndësishme për historinë e "atdheut tonë Kosovës". Gajraku shtoi se imtësitë në bibliotekë, duhen marrë për të mëdha, sepse me imtësi civilizimit të kombeve i janë ruajtur vepra të mëdha. Sipas Gajrakut, ky përvjetor duhet të jetë shtysë e fortë efikase për të grumbulluar dhe ruajtur kulturën dhe kujtesën e Kosovës njësi për njësi e vjet për vjet, jo vetëm në formën e shkrimit sistematik por edhe të rrëfimit e filmit.

» Njoftimi për listën përzgjedhëse

Prishtinë, 14 shkurt 2018

Njoftimi për listën përzgjedhëse
Për Konkursin për Ese (për 10-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës)

Ftohen të paraqiten të gjithë konkurruesit e listës së mëposhtme, (lista sipas pseudonimeve) që, të enjten, më datën 15 shkurt 2018, nga ora 8:00-12:00, të paraqiten në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (në hyrjen zyrtare - recepcion), për të vijuar më hapat e tjerë të konkursit.

Gjatë paraqitjes duhet të kenë me vete:
1. Esenë (në variantin e shtypur) me të cilën kanë konkurruar në konkurs, dhe;
2. Faqja e parë e dorëshkrimit duhet të ketë: a) Titullin e punimit; b) Pseudonimin (shifrën) dhe c) Paswordin, me të cilin kanë konkurruar në konkurs.

» "Lirinë e gjeta këtu"
Hapet ekspozita kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Prishtinë, 17 janar 2018

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot, u hap ekspozita “Lirinë e gjeta këtu” kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të prijësit me të cilin nis e merr formë ideja e identitetit shqiptar, ideja e shtetit shqiptar, ideja e bashkimit kombëtar.
Kjo ekspozitë e veçantë prezanton një kronologji të materialeve për Skënderbeun, vë në dukje një korpus të përzgjedhur të librave, artikujve, citateve dhe fotografive që janë në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Këto materiale po ekspozohen për herë të parë dhe shumë prej tyre pasqyrojnë figurën emblematike të Skënderbeut në kulturën dhe dijen në Kosovë.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin personalitete të rëndësishme të fushës së kulturës, arsimit, politikës, historianë dhe dashamirës të artit.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, këtë ekspozitë e cilësoi si një provë të durimit dhe qëndrueshmërisë, por edhe të vullnetit të bibliotekarëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për ta bërë këtë punë, si shenj e veçantë vlerësimi për lexuesin e Kosovës i cili kërkon burime për ta njohur apo studiuar figurën më të njohur të historisë e të politikës shqiptare, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

» Biblioteka. Leximi. Dija.
Dita e Bibliotekës dhe Dita Kombëtare e Vetëdijesimit për Biblioteka

Prishtinë, 25 nëntor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të premten, në prani të shumë personaliteteve kulturore, politike, profesorëve, shkrimtarëve e dashamirëve të artit e kulturës, u shënua 73 vjetori i themelimit të Bibliotekës.
Sivjet, kjo ditë ka marrë edhe një kuptim të ri – Ditë Kombëtare e Vetëdijesimit për Biblioteka në Kosovë dhe ka bërë bashkë institucione shkencore e ato bibliotekare në një punë e projekt për t’i dhënë kësaj dite një motiv e mobilizim më të madh për bibliotekat që mbledhin, përpunojnë dhe ruajnë materialet bibliotekare me vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën.
Në hapje të kësaj ceremonie kulturore, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, paraqiti një përshkrim të shkurtër të punëve dhe projekteve që Biblioteka ka realizuar gjatë këtij viti. Gajraku, shpjegoi se Fondet e Bibliotekës Kombëtare - nga ekzemplari i detyrueshëm, që i garanton Bibliotekës të kryejë misionin e vet si qendër e të dhënave kombëtare bibliografike dhe si qendër e grumbullimit të kopjes së materialeve të botuara e të shtypura të Kosovës, janë pasuruar me 860 tituj apo 4400 ekzemplarë. Ai shtoi se Bibliotekës këtë vit i janë dhuruar rreth 6 mijë ekzemplarë materialesh bibliotekare dhe se këtë vit Biblioteka ka blerë mbi 1 mijë tituj apo 3 mijë ekzemplarë.

» Promovohet libri "Një officer francez në Ballkan 1917-1925" i autorit Dominique Dangui des Déserts

Prishtinë, 17 nëntor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare u promovua libri “ Një oficer francez në Ballkan 1917-1925” –shkrime të kolonelit Andé Ordioni, të paraqitura nga i nipi Dominique Dangui des Déserts.
Autori i librit, foli para të pranishmëve për gjyshin e tij, shpalosi harta, vizatime, dokumente të cilat sipas tij, bëjnë të rijetohet një epokë, pa dyshim, jo fortë e njohur nga lexuesit e shekullit XXI.
Dangui des Desert shpjegoi se koloneli Andre Ordioni mbrërrijti në Ballkan në nëntor 1917 dhe qëndroi aty deri në shtator 1925, si i ngarkuar në Armatën e Orientit. Në fillim, komandant i trupave francize dhe shqiptare në frontin e jugut të liqenit të Ohrit, në shtator kolonel Ordioni bëhet komandant I ushtrisë së Manastirit (Bitola). Pas armëpushtimit, ai u bë administrator i Shqipërisë pranë Uskub-it (Shkupit), ndërkaq, nga prilli i vitit 1923, ai përfaqëson Francën në Komisionin e caktimit të kufijve të Shqipërisë.

» Është hapur ekspozita personale e Erlisa Çerkinit

Prishtinë, 16 nëntor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës „Pjetër Bogdani“ , artisja e 13-vjerçare, Erlisa Çerkini, hapi ekspozitën e saj të parë personale.
Një numër i madh i dashamirëve të artit ishin të pranishëm në hapjen e ekspozitës me piktura të Erlisës, tashmë të vlerësuara nga profesionistë të fushës.
Faton Kryeziu, piktor dhe njëherësh mësimdhënësi i Erlisës në shkollën „Da Vinçi“ , të cilën ajo e ndjek prej vitesh, ndau me të pranishmit momentet e para kur i kishte rënë në sy talenti i kësaj vajze.

» HAPET EKSPOZITA "GRAND TOUR ITALIA"

Prishtinë, 11 nëntor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sot, Ambasada Italiane hapi ekspozitën me titull “Grand Tour Italia” të fotografit Franco Fontana. Kjo ekspozitë u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime dhe Arkivim të Fotografisë, Këshillin Rajonal dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Kjo ekspozitë e cila u hap për nder të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, mblodhi personalitete të rëndësishme të fushës së kulturës, politikës dhe dashamirës të artit.
Ambasasdori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, në hapje të këtij aktiviteti kulturor theksoi rolin që ka arti për të afruar kulturën e Italisë me atë të Kosovës, ngjashmëritë që i kanë të dyja shtetet dhe rëndësinë që ka promovimi i kulturës së Italisë, kulturës, siç e quajti ai, evropiane dhe jo vetëm italiane.

» PROMOVOHET LIBRI "FAIK KONICA-DRITËHIJET E NJË DIPLOMATI"

Prishtinë, 8 nëntor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot, u promovua libri “Faik Konica- Dritëhijet e një Diplomati” i autorit Agron Alibali.
Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin përfaqësues nga fusha e letërsisë, kulturës, studiues dhe dashamirës të veprës së Konicës.
Akademiku i njohur shqiptar, Aleks Luarasi vlerëson se punimi i studiuesit Agron Alibali hedh dritë, në mënyrë të veçantë, mbi veprimtarinë diplomatike të Faik Konicës, si i dërguar i jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA nga viti 1926-të deri në vitin 1939-të. Ai shpjegon se punimi përmban një galeri të tërë personazhesh nga radhët e diasporës në Federatën Panshqiptare “Vatra” dhe pasqyron mosmarrëveshjet midis përkrahësve të qeverisë së Ahmet Zogut dhe kundërshtarëve të saj fanolistë, kontradiktat e Konicës me Fan.S.Nolin, kur ai endej në Evropë dhe shkruante poezinë “Anës lumenjve”, si dhe më vonë, kur u rikthye në SHBA.

» AMBASADORI I NORVEGJISË - PER STRAND SJAASTAD, I DHURON LIBRA BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS

Prishtinë, 1 nëntor 2017

Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ambasadori norvegjez tregoi përkushtimin e tij për ta ndihmuar bibliotekën në zhvillimin e koleksioneve bibliotekare. Me këtë rast, Per Strand Sjaastad shprehu kënaqësinë e tij që Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze po i dhuron bibliotekës 55 tituj librash, përkatësisht 155 ekzemplarë. Këta tituj e ndihmojnë lexuesin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në përpjekjet e tij që të lexojë më shumë dhe të ekspozohet ndaj impulseve dhe informatave që vijnë nga fusha e kulturës, e historisë dhe e letërsisë norvegjeze. Shumë nga këta tituj janë përkthime nga norvegjishtja në gjuhën shqipe, disa prej tyre të përkthyer edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit. Janë këta tituj të përkthyer, tw autorëve të njohur të letërsisë moderne norvegjeze, që e ndikoi edhe letërsinë botërore, si: Henrik Ibsen e Knut Hamsun, apo të autorëve të njohur të letërsisë bashkëkohore, si: Per Peterson, Roy Jacobsen, Jostein Gaarder etj.

» Lamtumirë Robert Elsie! (1950-2017)


Prishtinë, 6 tetor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot, u mbajt takim përkujtimor për përkthyesin, hulumtuesin e shquar dhe për njërin nga albanologët më të njohur në botë, Robert Elsie.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të kulturës, letërsisë, albanologë, antropologë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë të veprës së Elsie-t.
Drejtori i Bibliotekës, z. Fazli Gajraku, në këtë ceremoni, cilësoi Robert Elsie-n si një nga personalitetet më të respektuara dhe më të dashura nga shteti dhe populli i Kosovës. Ai u shpreh falenderues për punën dhe kontributin e Elsie-t për ta bërë të njohur kulturën shqiptare në botë, si dhe për mbështjejen e vazhdueshme që i ka dhënë ai Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Gajraku kujtoi Elsie-n si një përkrahës të fortë të idesë se bibliotekat dhe arkivat janë mjete pune mbreslënëse që të shtyjnë thellë në territorin e asaj që nuk dihen për historinë, kulturën dhe qytetërimin.

» AMBASADA AMERIKANE NË KOSOVË PËRKRAH PROJEKTIN E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS: "KUJTESA E KOSOVËS: HISTORI GOJORE - 100 RRËFIME NGA 100 PLEQ E PLAKA"


Prishtinë, 29 shtator 2017

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, nënshkroi grantin e dhënë nga Ambasada Amerikane për realizimin e Projektit “Kujtesa e Kosovës: histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”. Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Ky projekt është hartuar dhe do të realizohet nga Dega e Antropologjisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Projekti ka për synim mbledhjen, dokumentimin, publikimin dhe promovimin e  historisë gojore të personave të moshuar në Kosovë - mbi 80 vjeç, në mënyrë që rrëfimet dhe kujtimet e popullit të ruhen si histori autentike e jetës në Kosovë.
Projekti “Kujtesa e Kosovës: histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” ka për qëllim krjimin e një modeli dhe një qendre informative e trajnimi për projektet e mëtejme të historisë gojore me anë të të cilave do të arrihet edhe një lidhje më e fuqishme e bashkëpunimit midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe studiuesve dhe hulumtuesve të Departamentit të Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës.  
Temat që do të trajtohen në historitë gojore të 100 të moshuarve të intervistuar, e që do të botohen si përmbledhje rrëfimesh, do të jenë tema mbi zhvillimin e jetës në të kaluarën, zakonet ekonomike e familjare, marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë vendit, mbajtjen e fesë, tolerancën, artin dhe zejtarinë, martesat dhe të drejtat e grave në përgjithësi.
Projekti “Kujtesa e Kosovës: histori gojore - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka” do të fillojë më 1 tetor të vitit 2017 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të vitit 2018.

 
» BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS MERR PJESË NË KONGRESIN E 83-TË TË IFLA-së


Wroclaw (Poloni), 19-25 gusht 2017

Në Wroclaw të Polonisë prej datës 19-25 gusht, 2017 është mbajtur Kongresi i 83-të i IFLA-së ku morën pjesë 3000 bibliotekarë nga mbarë bota. Në këtë kongres morën pjesë edhe përfaqësues nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Me temën bosht të Kongresit: “Vizioni global - së bashku krijojmë të ardhmen”, u mbajtën sesione për bibliotekën dhe shkencën e informacionit. Në këtë kongres u mbajt edhe Konferenca e drejtorëve të bibliotekave kombëtare si institucione me përgjegjësinë e veçantë të definuar me ligj dhe me ndikim në nivel kombëtar.
Viti 2017 ishte viti i zgjedhjeve në kuadër të IFLA-së. Biblioteka Kosova, si anëtare e rregullt në këto zgjedhje, pati të drejtë të plotë vote në përzgjedhjen e kryetarit të ri të IFLA-së, anëtarëve të bordit të IFLA-së dhe po ashtu në nominimin e bibliotekarëve për përfaqësim në IFLA.
Përfaqësuesit nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, përveç takimeve me bibliotekarë nga vende të ndryshme të botës dhe me struktura të IFLA-së, patën takime të veçanta edhe me Miriam Nauri, udhëheqëse e Seksionit të Bibliografisë të IFLA-s dhe me Rebecca Lubas, Koordinatore për informim në Seksionin e Bibliografisë të IFLA-s. Në këtë takim u diskutua për bibliografinë dhe rolin e saj në shpërndarjen e informacionit. Po ashtu, u trajtuan edhe çështje të ndryshme lidhur me kompilimin e bibliografive të cilat janë ende aktuale në Kosovë dhe me këtë rast u ofrua përkrahje nga znj. Nauri për Sektorin e Bibliografisë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Përfaqësuesit nga Kosova patën mundësinë ta takojnë dhe ta urojnë Presidenten e re të zgjedhur të IFLA-s - Gloria Perez-Salmeron, që vjen nga Federata Spanjolle e Asociacioneve të Arkivistëve, Bibliotekarisë, Dokumentacionit dhe Muzeologjisë, e cila shprehu interesimin e saj për përkrahje për zhvillimin e bibliotekave të Kosovës.
Mbyllja e kongresit të 83-të të IFLA-së u bë me 25 gusht 2017. Organizator i Kongresit të ardhshëm të IFLA-s, në vitin 2018, do të jetë kryeqyteti i Malajzisë - Kuala Lumpur.

N'krye


» PROMOVOHET LIBRI I AUTORES BRITANIKE NAOMI HAMILL "SI TË JESH NUSE KOSOVARE"


Prishtinë, 11 gusht 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të premten, u promovua libri “Si të jesh nuse kosovare”, i autores britanike Naomi Hamill.
Në këtë promovim, autorja e romanit, e cila është, njëkohësisht, edhe kryetare e organizatës MaK (Ndihma e Manchesterit Kosovës), foli për lidhjen e saj të pashkëputshme që ka krijuar me popullin e Kosovës që nga viti 2004, kur edhe filloi kontributin e saj si pjesë e organizatës MaK.
Ajo tha se libri “Si të jesh nuse kosovare”, është një rrëfim fiksional, sado që titulli të kujton e të shtie në mend zhanrin e një libri udhëzues të formës joletrare. Ky libër, siç tha ajo, përmbledh histori e rrëfime të ndryshme që asaj i janë treguar, e të cilat më pas kanë marrë formën e fiksionit, të mëshiruara në dy personazhe me fate të kundërta që paraqesin dy stereotipe femrash kosovare e që ndoshta diku mes tyre qëndron realiteti. Ajo shtoi se ky libër nuk flet vetëm për femrat kosovare dhe rolin që u është përcaktuar nga shoqëria, por për femrat në përgjithësi, për njerëzimin në përgjithësi.


» DREJTORI I RI I SEKTORIT PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN I AMBASADËS AMERIKANE – RICHARD MEI VIZITOI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS


Prishtinë, 7 gusht 2017

Drejtori i ri Sektorit për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës Amerikane, Richard Mei, gjatë javës së parë të punës së tij që tashmë ka filluar në Kosovë, vizitoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Z. Mei u informua nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, për një traditë të bashkëpunimit dhe të mbështetjes që bibliotekat në Kosovë kanë marrë nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Gjithashtu, u njoftua edhe për projektet që janë planifikuar të implementohen, si pjesë e planit të punës të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ndër të cilat edhe projekti për konservimin e objektit të Bibliotekës.
Z. Mei shfaqi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtejshëm dhe partneritet mes dy institucioneve tona për realizimin e projekteve të përbashkëta. Z. Mei më pas vizitoi ambientet e punës të bibliotekës, duke parë nga afër kushtet në të cilat punohet dhe punët që realizohen në disa nga sektorët e bibliotekës.

N'krye


» PREZANTOHET NË LONDËR PROJEKTI I KONSERVIMIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS “PJETËR BOGDANI”


Londër, 31 korrik-2 gusht 2017

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Fondacioni i Arkitekturës në Kosovë morën pjesë në seminarin ‘Keeping it modern’ të organizuar nga Getty Foundation në bashkepunim me 20th Century Society, i cili u mbajt në ambientet e Kolegjit Mbretëror në Londër . Seminari kishte për qëllim takimin e përfaqësuesve të projekteve përfituese me ekspertë të fushës së konservimit për të shkëmbyer ide lidhur me projektet dhe rëndësinë e konservimit të objekteve moderne.
Ne mesin e nëntë përfituesve të tjerë të këtij granti, Biblioteka Kombetare dhe Fondacioni i Arkitekturës prezantuan projektin e hartuar gjatë këtij viti- analizën që i është bërë objektit dhe nevojës për ndërhyrje me qëllim rikthimin në gjendjen fillestare të objektit dhe inventaritNë prezantimin e projektit të Bibliotekës Kombëtare, përveç të tjerash, u paraqit një histori e shkurtër e ndërtimit te Bibliotekës dhe veprimtarisë së saj dhe u fol për punëtorinë që zhvilloi Fondacioni i Arkitekturës në Kosovë për analizën dhe vlerësimin e objektit dhe inventarit në Bibliotekë.
Prezantimi i Planit të projektit për Bibliotekën la një përshtypje të jashtëzakonshme tek organizatorët, përfituesit e tjerë të granteve dhe ekspertët e fushës së konservimit. Këta të fundit e cilësuan objektin e Bibliotekës si të rrallë dhe me rëndësi të veçantë. Ata më tutje shpalosën ide dhe propozime për implementimin e projektit pas dorëzimit të planit nga ana e Fondacionit të Arkitektëve dhe për nevojën për përkrahje të kësaj iniciative.
Te pranishëm ne këtë seminar ishin edhe perfaqësues të shteteve të ndryshme të botës si Brazili, Uruguai, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India etj., të cilët prezantuan projektet e tyre për konservimin e objekteve përfituese të grantit “Keeping it Modern”
Fondacioni Kosovar i Arkitekturës është njëri nga përfituesit e grantit prestigjioz të Getty Foundation, "Keeping it Modern", për projektin e konservimit të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

» NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS “PJETËR BOGDANI” DHE BIBLIOTEKËS FRANÇESKANE “AT GJERGJ FISHTA”


Shkodër, 22 korrik 2017

Në Bibliotekën Françeskane “At Gjergj Fishta”, në praninë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala dhe Ministrit Provincial të Françeskanëve në Shqipëri, pater Aurel Gjerkajt, është nënshkruar Marrëveshja e bashkëpunimit midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Françeskane “At Gjergj Fishta”. Marrëveshja është nënshkruar nga Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe At. Vitor Demaj Drejtori i Bibliotekës Françeskane “At Gjergj Fishta”.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dy bibliotekat do të punojnë në shkëmbim e huazim të materialeve bibliotekare nga fusha e albanologjisë, posaçërisht të librit dhe të dorëshkrimeve. Marrëveshja do të forcojë bashkëpunimin edhe në fushë të hulumtimit, të grumbullimit dhe të ruajtjes së kulturës shqiptare.
Sipas kësaj marrëveshjeje, gjithashtu, parashihet promovimi i veprimtarive të përbashkëta bibliografike, ekspozitave e botimeve.

» ZËVENDËSDREJTORESHA E RE E SEKTORIT PER MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN E AMBASADËS AMERIKANE - ERIN MAINS VIZITOI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS


Prishtinë, 19 korrik 2017

Zëvendësdrejtoresha e re e Sektorit për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës Amerikane, Erin Mains, gjatë javës së parë të punës së saj që tashmë ka filluar në Kosovë, vizitoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Zonja Mains u informua nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës - z. Fazli Gajraku, për një traditë të bashkëpunimit dhe të mbështetjes që bibliotekat në Kosovë kanë marrë nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Gjithashtu, u njoftua edhe për projektet që janë planifikuar të implementohen, si pjesë e planit të punës të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Zonja Mains shfaqi gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejshëm dhe partneritet mes dy institucioneve tona për realizimin e projekteve të përbashkëta. Zonja Mains më pas vizitoi ambientet e punës të bibliotekës, duke parë për afër kushtet në të cilat punohet dhe punët që realizohen në disa nga sektorët e bibliotekës.

» Ekspozita “Peizazhe” e Vangjo Vasilit


Prishtinë, 07 qershor 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është përuruar ekspozita me peizazhe e piktorit të mirënjohur shqiptar Vangjo Vasili. Kurator i kësaj ekspozite është artisti Kujtim Buza, i cili edhe foli në hapje të kësaj ngjarjeje.
Z. Buza e cilësoi privilegj hapjen e kësaj ekspozite në Kosovë, e aq më tepër në Bibliotekën Kombëtare, siç e quan ai, qendër të vlefshme kulturore ku janë zhvilluar shumë ngjarje të rëndësishme artistike. Ai më tej foli për vendlindjen e piktorit Vasili, Pogradecin, si pjesë e inspirimit të tij si artist, ashtu si dhe të shumë krijuesve të tjerë të këtij qyteti.
Ai theksoi se piktori Vasili zotëron një stil origjinal i cili është një rrezatim i brendshëm shpirtëror që reflektohet në telajo, mbi të cilën hodhi gjendje që kalonin nga ditë shiu, dallgë, dimër i acartë dhe erë e fortë; nga një soditës plot dashuri në emocione drithëruese, prekëse.

» Vizionari Amerikan: Koha dhe jeta e John F. Kennedy


Prishtinë, 17 maj 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani, të mërkurën, u hap ekspozita me fotografi “Vizionari Amerikan: Koha dhe jeta e John F. Kennedy”. Kjo ekspozitë është projekt i Ambasadës Amerikane në Kosovë me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe paraqet jetën dhe ngritjen politike deri tek vdekja e këtij lideri amerikan.
Ambasadori amerikan, z. Greg Delawie, e cilësoi këtë ekspozitë si një frymëzim që paraqet shumë momente prapa legjendave që tashmë i njohim mirë, siç është Presidenti John F. Kennedy. Z. Delawie rikujtoi vizionin e Presidentit Kennedy, sipas të cilit, , një komb ka nevojë për liderë me guxim për të menduar përtej modeleve tradicionale politike; për ata që do të përqafojnë vendime të vështira, në vend që të zmbrapsen nga përgjegjësitë e tyre ndaj kombit. .

» Mbahet konferenca shkencore dhe Ekspozita "Anton Pashku - shkrimtar"


Prishtinë, 17 maj 2017

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizuan të mërkurën, në 80-Vjetorin e lindjes së Anton Pashkut, konferencën shkencore dhe ekspozitën “Anton Pashku - shkrimtar”.
Në hapje të kësaj konferencës, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku e cilësoi  Anton Pashkun si një autor që habit me tekstin e vulën e autorësisë për tekstin, dhe si një autor që vijon të frymëzojë ata që e lexojnë dhe e shkruajnë letërsinë dhe për kaq vjet e jetojnë të fshehtën e veprës së tij.  
Realizimin e projekteve të përbashkëta me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, si kjo konferencë, z. Gajraku e vlerësoi si një dimension esencial i të dyja bibliotekave, të cilat po i rikthejnë në kujtesë autorët e tekstet përmes ekspozimit të materialeve që janë në fondet e bibliotekës për autorët, përmes hartimit të bibliografive të autorëve dhe për autorët. Sipas tij, i gjithë ky mund i bibliotekave dhe bibliotekarëve, pason me zërin/leximin e studiuesve, në një konferencë shkencore, ashtu siç është konferenca për Pashkun, të një leximi të përqendruar, që i heton e i klasifikon domethëniet e tekstit, duke e bërë të përnjëmendtë rikthimin e kujtesës e të emocionit për autorin.

» MBRËMJE POETIKE ME GREGORY PARDLO


Prishtinë, 15 maj 2017

Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, ishte nikoqire e një mbrëmjeje poetike me poetin, kritikun dhe profesorin amerikan Gregory Pardlo.
Pardlo, fitues i Çmimit Pulitzer më 2015, me veprën e tij të dytë, Digest, ndau me pjesëmarrësit copëza të jetës së tij personale, të përvojës si shkrimtar, si dhe disa nga poezitë e tij më të njohura.
Gjatë këtij aktiviteti kulturor ai shkëmbeu pikëpamjet e tij lidhur me poezinë si pjesë e letërsisë dhe rrugëtimin e tij deri te çmimi, duke përfshirë edhe peripecitë që kishte kaluar si pjesë e një komuniteti të paragjykuar. Në pjesën e fundit të kësaj mbrëmjeje, Pardlo zhvilloi një bashkëbisedim me të pranishmit duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
I pranishëm në hapjen e kësaj mbrëmjeje poetike ishte Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie, i cili falënderoi Qendrën Multimedia për ...

» SHËNOHET DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË TË DREJTËS SË AUTORIT


Prishtinë, 21 prill 2017

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, më 21 prill, ka organizuar veprimtari kulturore për Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit, ditë kjo e cila festohet më 23 prill.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Kujtim Shala, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, z. Daut Demaku, shkrimtari Adem Gashi, Agim Vatovci, presidenti i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, përfaqësues të kulturës, shkrimtarë, mësues, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore.

» Ismail Kadaresë i ndahet çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”



Prishtinë, 6 prill 2017

Në një ceremoni prestigjioze të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i është ndarë sot Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, të cilin laureati e ka pranuar nga ministri Kujtim Shala.
Ismail Kadare pas pranimit të çmimit, u shpreh se një organizim të këtillë e do çdo shkrimtar dhe se ndjehet shumë i nderuar për këtë çmim.
“Jam vërtetë i nderuar dhe i lumtur të marr këtë çmim. Por më besoni se ky çmim ka vlerë për mua. Jam i lumtur kur e mendoj që po e marr këtë çmim në Bibliotekë, sepse këto të fundit janë ‘mbretëri e lexuesve’. Shkrimtarët jetojnë fal bibliotekave dhe fal lexuesve”, ka thënë Kadare, duke shtuar se “Kombi shqiptarë ka sot lexues dhe duke lexuar është më i dobishëm dhe më i ndritur nga ana vendore. Aq më tepër kur leximi është fat i pandarë i gjuhës shqipe”.

» Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Ministria e Diasporës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi



Prishtinë, 29 mars 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në praninë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ministrit të Diasporës, Valon Murati dhe Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku dhe drejtori i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, Avdyl Lipoveci, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e fondit të librave për diasporën.
Në bazë të këtij memorandumi, të dy institucionet obligohen që të grumbullojnë fonde të librave për diasporën, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me institucionet përkatëse që të krijojnë kënde të koleksioneve të librave në gjuhën shqipe, të shpërndajnë fondet sipas kërkesave në diasporë, të përzgjedhin natyrën e koleksionit për diasporë, si dhe të bashkëpunojnë në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim promovimin e kulturës, gjuhës dhe arsimit në diasporë.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të diasporës, si dhe lidhshmëria e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës.
Të tre ministrat e pranishëm, u zotuan se përveç se do ta përkrahin këtë nismë, ata edhe do të punojnë që procedurat e zbatimit të këtij memorandumi të fillojnë menjëherë.

» UDHEHQËSI I SEKSIONIT PËR KULTURË I AMBASADËS GJERMANE NË KOSOVË - Z. MARTEN MENGER VIZITOI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS



Prishtinë, 24 janar 2017

Udhëheqësi i Seksionit për Kulturë i Ambasadës Gjermane në Kosovë - z. Marten Menger, vizitoi sot Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Në këtë vizitë, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku e informoi për zhvillimet në bibliotekë dhe për aspekte të veçanta të këtyre zhvillimeve. Në këtë takim u diskutua për vështirësitë që BKK ka në ruajtjen dhe zhvillimin e koleksioneve, përkatësisht për sigurinë dhe kushtet fizike dhe klimatike të depove ku gjenden koleksionet e bibliotekës.
Z. Gajraku paraqiti nevojën për ta përkrahur bibliotekën nëpërmjet programeve të veçanta në fusha të caktuara bibliotekare, me ekspertë të fushës bibliotekare që do të mund të ndihmonin bibliotekën në këtë fazë të zhvillimit profesional të saj.
U diskutua, po ashtu, edhe për gatishmërinë për të realizuar aktivitete që promovojnë kulturën e të dy vendeve. U tha se Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka në planet e aktiviteteve të saj organizimin e aktiviteteve që promovojnë kulturën gjermane.
Z. Marten Menger u shpreh i gatshëm për ta përkrahur Bibliotekën Kombëtare në projektet e saj. Gjithashtu, shprehu vullnetin edhe për të përkrahur aktivitetet promovuese që Biblioteka pritet t’i organizojë. Ai shfaqi vullnetin e tij dhe të institucionit që përfaqëson, për të asistuar në thellimin e bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me institucionet kulturore gjermane.

» NË 72 VJETORIN E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS – DHUROHET BIBLIOTEKA PERSONALE E ESAD MEKULIT



Prishtinë, 25 nëntor 2016

Në këtë organizim, në të cilin ishte i pranishëm ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala, veprimtari e shkrimtari i njohur Adem Demaçi, si dhe profesorë, shkrimtarë, dashamirë të artit dhe kulturës, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku shpalosi punën dhe arritjet e Bibliotekës gjatë vitit që e lamë pas. Duke treguar historikun e zhvillimit të Bibliotekës Kombëtare, ai tha se është një rrugë e lavdishme e mijëra njerëzve të Kosovës e të jashtë saj, që përgjatë 72-vjetëve kanë blerë e kanë dhuruar libra e biblioteka vetjake, duke bërë mundin për t’i prurë në këtë bibliotekë, siç edhe një rrugë e lavdishme e qindra njerëzve të punës së ndërgjegjshme të disa brezave punonjësish e specialistësh të bibliotekës, të cilët kanë ruajtur e përpunuar ato si një trashëgimi që sot të ruhet e të trajtohet si pasuri kombëtare shumë e çmuar. Ai tha se kjo bibliotekë e ky koleksion na bëjnë të jemi krenarë për përpjekjen e shumë brezave që kanë punuar për ta zhvilluar atë, por na bën edhe përgjegjës për të punuar, në përpjekjen për ta mëkëmbur atë. Me këtë rast, përmendi përkrahjen që Biblioteka ka marrë nga Ministria e Kulturës me subvencionimin e të gjitha aktiviteteve që ka organizuar gjatë vitit 2016 dhe shtimin e buxhetit për vitin 2017, për ta ndihmuar bibliotekën në një sërë planifikimesh e projektesh.


» BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS I DHURON LIBRA BIBLIOTEKËS PUBLIKE TË ULQINIT



Ulqin, 4 nëntor 2016

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me një delegacion të MKRS, në përbërje të të cilit ishte edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ka vizituar Komunën e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nazif Cungun dhe bashkëpunëtorët e tij. 
Në kuadër të kësaj vizite të Ministrit Shala është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të kulturës së Kosovës dhe atyre të shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të veçantë në Ulqin.
Ministri Shala dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, i dhuruan Bibliotekës së Ulqinit 402 tituj librash, përkatësisht 831 ekzemplarë. Ky fond i librave të përzgjedhur, kryesisht botime të Kosovës, përfshin lekturë shkollore, libra zhanresh të letërsisë, si dhe të fushave të dijeve të historisë, të kulturës, dhe të arsimit.
Kryetari i Ulqinit dhe drejtuesit e Bibliotekës e falënderuan ministrin Shala dhe drejtorin Gajraku për këtë akt dhe u shprehën se kjo ndihmë konkrete është në dobi të shqiptarëve të Ulqinit dhe njëkohësisht dëshmi e vullnetit të mirë të institucioneve të kulturës së Kosovës për të ndihmuar shqiptarët e Malit të Zi.
Edhe Ardita Rama, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Ulqinit, tha se duke qenë se Biblioteka Publike e Ulqinit është e vetmja bibliotekë në territorin e Malit të Zi që ruan libra në gjuhën shqipe, ku fond i librave do të jetë shumë i dobishëm dhe i përdorshëm për lexuesit që frekuentojnë këtë bibliotekë.

N'krye


» BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS "PJETËR BOGDANI" ANËTARËSOHET NË ORGANIN MË TË LARTË BIBLIOTEKAR IFLA



Prishtinë, 21 tetor 2016

Biblioteka Kombëtare e Kosovës me kënaqësi njofton se është hapur një kapitull i ri për këtë institucion, me anëtarësimin e tij në organin më të lartë bibliotekar, IFLA. Lajmi u konfirmua më 20 tetor nga IFLA, pas komunikimeve me zyrtarët e BKK-së, të cilët edhe pranuan kodin e anëtarësimit XK-1000. Vlen të theksohet se Task-Forca si organ i inicuar per t’u themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndihmuar, në bashkëveprim me BKK-në, anëtarësimin e kësaj biblioteke ne IFLA.
Anëtarësimi në këtë institucion, i mundëson Bibliotekës Kombëtare të ndërtojë rrjet profesional ndërkombëtar, të përfshihet në sektorët profesionalë, të formojë agjendën e saj, dhe të jetë pjesë e takimeve vjetore të IFLA-së me të drejtë të plotë vote. Në këtë mënyrë, do të ndërtohen kontakte ndërkombëtare, përmes të cilave do të mund të vlerësohet mbarëvajtja e punës në Bibliotekë, si dhe do t’i hapen dyert Bibliotekës për t’i kontribuar punës bibliotekare në nivel ndërkombëtar.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA) u themelua më 30 shtator, 1927, në Edinburgh, Skotlandë, dhe sot numëron 1300 anëtarë në 140 shtete të botës. Ajo paraqet institucionin kryesor të bibliotekarisë, që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimet informative. Ndryshe njihet si zëri global i profesionit të bibliotekarisë dhe informacionit.

N'krye


» KOMISIONI PËR ARSIM, SHKENCË, TEKNOLOGJI, KULTURË DHE SPORT I KUVENDIT TË KOSOVËS VIZITOI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TË KOSOVËS



Prishtinë, 14 tetor 2016

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, më 14 tetor, priti në ambientet e saj Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë dhe Sport, të Kuvendit të Kosovës, në përbërje të kryetarit të Komisionit, z. Nait Hasani dhe anëtarëve: Shpejtim Bulliqi, Sali Morina, Teuta Haxhiu, Ismajl Kurteshi, dhe Shukrije Bytyçi.
Në takim, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, e njoftoi Komisionin për projektet dhe aktivitetet që Biblioteka Kombëtare e Kosovës është duke i zhvilluar, si: revizionin e kopjes arkivore të librit shqip, verifikimin dhe plotësimin e periodikut, si dhe spastrimin dhe çregjistrimin e koleksioneve dhe të materialeve bibliotekare.
Biblioteka Kombëtare ka shpalosur planin e krijimit të një katalogu të përbashkët të bibliotekave në Kosovë. Me krijimin e këtij katalogu dhe aplikimin e standardeve të përshkrimit bibliografik për të gjitha llojet e materialeve, synohet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, si: OCLC, WorldCat, Bibliotekën digjitale botërore, etj.
Projekti i digjitalizimit të bibliotekës, vazhdon të jetë prioritet në pikat e rendit, aq më tepër kur, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, qëllimi i të cilit është digjitalizimi i dokumenteve në letër që janë në fondin e bibliotekës, të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë.
Komisioni është informuar gjithashtu edhe për vështirësitë që biblioteka ka, veçanërisht në infrastrukturë, në mirëmbajtje të koleksioneve bibliotekare në depon ku janë të sistemuara dhe kushtet në të cilat ruhen, në kushtet për përdoruesit e bibliotekës.
Për të parë së afërmi hapësirën dhe gjendjen në të cilën ndodhen koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Komisioni vizitoi depot, ku u informua nga stafi i bibliotekës për përpjekjet që po bëhen në mirëmbajtje të koleksioneve bibliotekare.
Komisioni u zotua se në Kuvendin e Kosovës do të aktualizohen problemet me të cilat po ballafaqohet Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe se ata do të punojnë për jetësimin e këtyre kërkesave.

N'krye


» Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-leximit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”



 

Prishtinë, 8 shtator 2016

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-leximit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”. Veseli takoi drejtuesit e këtij institucioni të cilin e vlerëson si një qendër të rëndësishme të dijes, të shkencës, të kulturës dhe të kujtesës tonë historike. Në kuadër të kësaj vizite, ai, gjithashtu, takoi studentët e pranishëm në bibliotekë me të cilët bisedoi për kushtet dhe cilësinë e shërbimeve qe marrin në bibliotekë. “Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxit zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës në vizitën që I bëri Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Në fund të vizitës, Veseli u premtoi drejtuesve të Bibliotekës përkrahje në projektet zhvillimore.

N'krye


» Biblioteka Kombëtare përuroi librin e Noel Malcolmit “Agjentë Perandorakë”



 

 

 

 

Prishtinë, 19 maj 2016

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u përurua vepra e Noel Malcolmit “Agjentë perandorakë”, libër ky që flet për dy familje të njohura shqiptare të shekullit XVI, Bruti e Bruni.
Në këtë përurim, mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’connoll dhe shumë personalitete të jetës politike, akademike e kulturore të Kosovës.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku u shpreh se ndihet i nderuar ta ketë në bibliotekë si mysafir, një nga dijetarët më të denjë të historisë së Kosovës, dhe shtoi se duke lexuar veprat e Malcolmit, kosovarët mësojnë për kultin e dokumentimit të kulturës së tyre.
Në këtë takim, për librin në fjalë folën historianët Jaha Drançolli dhe Ylber Hysa.
Ndërsa me një fjalë rasti për historinë e këtij libri, për kontekstin politik e shoqëror, për rolin e këtyre dy familje në Evropën e kohës, foli autori Noel Malcolm, i cili u shpreh se ka shkruar një libër për historinë e të gjithë shqiptarëve.
Me këtë rast, në emër të MKRS-së dhe Bibliotekës Kombëtare, në shenjë falënderimi e mirënjohje për punën e historianit Malcolm, ministri Kujtim Shala dhe drejtori Fazli Gajraku, i dhanë atij nga një dhuratë.

N'krye


» DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË DREJTËS SË AUTORIT



 

 

 

 

Prishtinë, 23 prill 2016

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, më 23 prill, ka organizuar veprimtari kulturore për Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit.
Në prani të këshilltarit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Vehbi Miftarit, të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, mësuesve të tyre, si dhe në prani të shumë studentëve, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, z. Fazli Gajraku ka folur për rëndësinë që ka Dita Botërore e Librit.
Ai këtë ditë e njëjtësoi me një festë të mirë për të ruajtur zakonin e leximit të librit nëpërmjet të folurit për librin dhe kënaqësisë së leximit, nëpërmjet emocionit që na jepet në leximin e drejtpërdrejtë, nëpërmjet mundësisë për të dhuruar librin, por edhe për të pranuar librin si dhuratë të çmueshme. Ai theksoi se Dita Botërore e Librit është ditë e të sfiduarit atyre që ngrihen kundër librave ose ata që mendojnë se fuqia e librit është e mundur përballë fuqisë teknologjike. Dhe, për këtë, bibliotekat kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe kanë një detyrim moral që ta bëjnë leximin një kulturë të arritshme. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të përmbushej detyra e Bibliotekës e që është arritja e numrit më të madh të mundshëm të përdoruesve të librit në Bibliotekë.

N'krye


» BIBLIOTEKA KOMBËTARE DHE SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË - AKTIVITET KULTUROR ME RASTIN E 80 VJETORIT TË ADEM DEMAÇIT



 

 

 

 

Prishtinë, 21 prill 2016

Në BKK “Pjetër Bogdani”, në 80 vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, më 21 prill, kanë organizuar veprimtari kulturore përmes ekspozitës së librave, të fotografive, dhe të dorëshkrimeve nga jeta dhe veprimtaria kulturore e këtij autori.
Në ceremoninë e hapjes së këtij organizimi kulturor, në të cilin morën pjesë figura të njohura politike, përfaqësues të institucioneve, veprimtarë, familjarë dhe miq të Adem Demaçit, Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit Organizativ për Shënimin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, z. Hydajet Hyseni e vlerësoi lartë figurën e Adem Demaçit. Ai foli për veprimtarinë atdhetare shumëvjeçare të Demaçit si dhe për rolin e madh që ka pasur në proceset politike të shqiptarëve. Hyseni tha se Demaçi është një histori e gjallë dhe si e tillë meriton respektin edhe dashurinë e shqiptarëve, meqë është boshti kryesor i formimit të tyre si shtet.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, formën e kësaj veprimtarie të mbajtur për nder të tetëdhjetë vjetorit të lindjes së Demaçit, e shpjegoi të jetë një përfshirje në një kujtesë emocionale për Demaçin, nëpërmjet fotografive, dorëshkrimeve e librave.
Historia e jetës dhe veprës së Demaçit, u cilësua nga Gajraku si historia më prekëse, e cila siç u shpreh ai do të jetë ndër më të kërkuarat për lexuesin e ardhshëm të Kosovës dhe për këtë Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të punojë për ta plotësuar korpusin e dëshmive shkrimore e jo shkrimore për të.

N'krye


» EDICIONI XIV-të I JAVËS SË BIBLIOTEKËS NË KOSOVË



 

 

 

 

Prishtinë, 12 prill 2016

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, të martën, ka hapur edicionin e katërmbëdhjetë të Javës së Bibliotekës me temë “Dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”, veprimtari kjo që do të mbahet gjatë kësaj jave nga 12 prill deri më 16 prill 2016.
Viti i katërmbëdhjetë i Javës shënon vazhdimin e një përkrahje të fuqishme të Javës së Bibliotekës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe shënon vazhdimin e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Edicioni i kësaj Jave ka marrë një mbështetje të fuqishme edhe nga komuna e Pejës, Prizrenit, Ferizajt, në të cilat, po ashtu, do të zhvillohen veprimtari gjatë Javës së Bibliotekës në Kosovë.
Mysafire special e Javës së Bibliotekës në Kosovë, është Alexandra Kelly nga Biblioteka Publike e Nju Jorkut, ardhjen e së cilës e ka mundësuar Ambasada e Amerikane në Kosovë.
Në ceremoninë e hapjes së “Javës së Bibliotekës” mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përfaqësues nga Ambasada e Amerikës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë - z. Qemal Minxhozi, Rektor i Universitetit të Prishtinës - z. Marjan Dema, profesorë, shkrimtarë, botues, si dhe përfaqësues të kulturës e të politikës.

N'krye


» BIBLIOTEKAT- INSTITUCIONE TË KUJTESËS NACIONALE



KUJTIM SHALA
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
 

 

 

 

Tiranë, 25 mars 2016

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, kanë vizituar Republikën e Shqipërisë, ku janë takuar me drejtuesit e institucioneve të kulturës të këtij vendi, ministren e Kulturës, Mirela Kombaro, dhe drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.
Ministri Shala dhe drejtori Gajraku, me ministren Kumbaro dhe drejtoreshën Asllani, kanë biseduar për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e bibliotekave, fazë kjo që i paraprinë nënshkrimit të një marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Po ashtu, dy delegacionet kanë shtruar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme të kujtesës nacionale, në funksion të dinamizmit të kulturës mbarëkombëtare.
Ndërmjet delegacionit tonë dhe atij të Shqipërisë është biseduar për bashkëpunim në fusha të ndryshme, sidomos në trajnim dhe avancim të stafit bibliotekarë.
Po ashtu, është biseduar që kopjet e detyruara nga botuesit të dyja vende, tash e tutje, të ndahen në dy institucionet përkatëse, ato të Kosovës në Shqipëri, dhe anasjelltas.
Po ashtu, palët kanë biseduar edhe për Programin e Përbashkët Kulturor, veçmas ato aktivitete që lidhet me Kalendarin e Përbashkët Kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Dy bibliotekat janë zotuar të bashkëpunojnë ngushtë edhe për organizmin e konferencave të përbashkëta, që lidhen me ngjarje të rëndësishme të kulturës nacionale.

N'krye


» DREJTORI I BRITISH LIBRARY PRITI DELEGACIONIN DREJTUES TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS



Londër, 14 - 16 mars 2016

Më 15 mars, delegacioni drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, i prirë nga Muhamet Hamiti, kryetari i Këshillit Drejtues të kësaj biblioteke, Nysret Krasniqi, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fazli Gajraku, drejtor i BKK-së , si dhe Bukurije Haliti, anëtare e Këshillit drejtues, janë pritur në Londër, në një takim të veçantë, nga drejtori ekzekutiv i British Library - Roly Keating, si dhe bashkëpunëtorët e tij - Janet Zmroczek, udhëheqëse e Koleksioneve Evropiane dhe Amerikane, si dhe - Marcie Hopkins, udhëheqëse e Zyrës për Programe Ndërkombëtare.
Në këtë takim, delegacioni i udhëhequr nga kryetari Hamiti, prezantoi gjendjen dhe çështjet që janë me interes për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, siç është përkrahja për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për të qenë pjesë e institucioneve të rëndësishme bibliotekare të Europës. Me shpresë se Kosova do të bëhet së shpejti anëtare e Këshillit të Evropës, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Britanisë së Madhe - Keating, nën udhëheqjen e të cilit drejtohet Konferenca Europiane e Bibliotekave Nacionale të Europës (CENL), premtoi përkrahje në rrugën e anëtarësimit të BKK “Pjetër Bogdani” në këtë institucion bibliotekar të rëndësishëm.


“Kosova në udhën e pavarësisë”
(Ekspozitë me tituj të zgjedhur, me rastin e 8-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)



Prishtinë, 17 shkurt 2016

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 8-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është çelur ekspozita “Kosova në udhën e pavarësisë”, me tituj të zgjedhur të librave me përmbajtje historike e historiografike, që i përkasin fondit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe që dokumentojnë një histori të udhës nëpër të cilën ka kaluar Kosova përgjatë një shekulli deri në ditën e Pavarësisë.
Ekspozita është konceptuar si një shëtitje emocionale nëpër referenca, si: kohë, vende, subjekte, autorë, protagonistë, për të njohur dhe kuptuar realitete të trashëgimisë historike e politike të Kosovës, që nga nisma e parë e një programi politik të shqiptarëve për pavarësi, që lidhet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, e deri me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ekspozita përbëhet nga tituj kryesisht në gjuhën shqipe dhe aty-këtu në gjuhën angleze, gjermane e frënge, nga tituj prej të cilëve më i hershmi i ekspozuar këtu është libri Lidhja e Prizrenit, i autorit Mehdi Frashëri, e botuar në Tiranë nga shtëpia botuese Kristë Luarasi, në vitin 1938.

» Kujtesa e Rugovës
(21 janar 2006 – 21 janar 2016)



Prishtinë, 21 janar 2016

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, ka mbajtur veprimtarinë kulturore “Kujtesa e Rugovës”.
Mes shumë të ftuarve, në këtë veprimtari, morën pjesë Kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, zëvendëskryeministri dhe ministër i Kulturës, z. Kujtim Shala, familja e presidentit Rugova, bashkëpunëtorë të Rugovës, si dhe personalitete nga jeta politike e akademike në vend.
Ishte drejtori i këtij institucioni z. Fazli Gajraku, i cili hapi këtë veprimtari, duke theksuar se forma e veprimtarisë së sotshme për Rugovën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është përcaktuar të jetë si një përfshirje jona në një kujtesë emocionale për Rugovën dhe që përpiqet të kapë jehonën vizuale të fotografisë e të diskursit për Rugovën, secila e fokusuar në njërën nga dy fytyrat - të portretit njerëzor të tij, nëpërmjet fotografisë, në njërën anë, si dhe të mendimit të tij, nëpërmjet tekstit, në anën tjetër. Pra, duke parë e duke lexuar, ne të mund të jetojmë e përjetojmë jehonën intertekstuale të Rugovës.


 

» Biblioteka Digjitale

Platforma e Bibliotekës Digjitale ofron qasje të lehtë dhe të shpejtë në objekte digjitale nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, përmes teknologjive të avancuara informative.




 
N'krye
 
 

» bkk-e-shërbime

Sistemi elektronik
për të kryer shërbimet online




 
N'krye
 
 

» Kujtesa e Kosovës

Sistemi elektronik
Kujtesa e Kosovës: Histori gojore




 
N'krye
 
 

» Thirrje publike

Thirrja për projekt-propozimet për OJQ për vitin 2024




 
N'krye
 
 

» Konkurse

Prishtinë, 1 tetor 2024

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall Konkurs:
1. Zyrtar i lartë ekzekutiv




 
N'krye
 
 

» ZHVILLIMI I ARSIMIMIT N'FUSHËN E INFORMACIONIT




 
N'krye

 
» BURIME ELEKTRONIKE ONLINE



Database EBSCO ofron një numër të madh të bazave të të dhënave bibliografike me tekst të plotë, prej më shumë se 60.000 botuesve nga mbarë bota.







Libraria OECD është librari OECD online e integruar për libra, revista, punime dhe statistika.
Është gjithashtu portë për analiza dhe baza e të dhënave të OECD’s.

» më gjerësisht ...

Ofron  e-libra dhe revista të publikuara Edward Elgar Publikime mbi ligjin, biznesin, ekonominë dhe shkencat sociale.

» më gjerësisht ...

Cambridge Journals Online ofron qasje në koleksionin multi-diciplinor mbi 330 revista të cilat mbulojnë temat mbi shkencën, teknologjinë, mjekësinë, humanizmin dhe shkencat sociale.

» më gjerësisht ...

FMN e-Libraria ka të publikuara më shumë se 11,000 botime, siguron qasje të plotë në bazën e të dhënave statistikore të FMN-së, një burim i rëndësishëm për studim ekonomik dhe analiza.

» më gjerësisht ...

Duke University Press është bazë e të dhënave për të pasionuarit pas mësimit dhe mësimdhënies, çdo vit publikon rreth 120 libra të reja, më shumë se 50 revista, dhe koleksione të shumta digjitale.

» më gjerësisht ...

N'krye

 

 
» Katalogimi në botim CIP

Katalogimi në botim (Cataloging-in-publication) është standard ndërkombëtar i përshkrimit bibliografik (ISBD) për materialet e përgatitura për botim.
Katalogimi në botim është një program që realizohet në bashkëpunim midis botuesve dhe Bibliotekës Kombëtare dhe që mundëson katalogimin e librave para se të botohen. Ofrimi i informacionit në formë të tillë (si CIP) për bibliotekat, botuesit dhe blerësit e librit është i rëndësishëm dhe mundëson evidentimin e titujve të rinj, që janë ende në proces të botimit.


e-mail: cip.isbn.bkk@gmail.com



 
» Numri Standard Ndërkombëtar i Librit ISBN
 
ISBN (International Standard Book Number) është sistem unik numërimi, identifikuespër titujt sipas botuesit dhe vendit të botimit.
Rëndësia dhe roli i tij janë:
- Të identifikojë në mënyrë unike titujt;
- Duke u integruar lehtë në kompjuter, të ndihmojë në shkëmbimin e të dhënave;
- Të bëjë të mundshme porosinë dhe shpërndarjen e shpejtë dhe pa gabime të titujve.

e-mail: cip.isbn.bkk@gmail.com
 
» Numri Standard Ndërkombëtar i Muzikës ISMN
 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka krijuar Agjencinë Kombëtare të ISMN-së për Kosovë, e cila funksionon që prej vitit 2003. 
ISMN-ja mund të shihet si nënstrukturë e ISBN-së. Me qëllim të parandalimit të pështjellimit mes dy numrave standard, dhjetë-shifror, në skemën e ISMN-së u futën disa ndryshime të vogla, të cilat e dallonin nga sistemi i ISBN-së:
- shifra e parë është konstante “M”;
- nuk ka asnjë grup-numër, duke u bazuar në faktin se muzika është ndërkombëtare;
- shifra e kontrollit është llogaritur në bazë të modulit 10.

e-mail: cip.isbn.bkk@gmail.com


 
» PORTALI ALBANOLOGJIK
Shqipëri - Kosovë


Portali albanologjik është shërbim pa pagesë, që ofron informacion të larmishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku vend të veçantë zënë burimet bibliografike dhe koleksionet e digjituara të trashëgimisë kulturore kombëtare. Nëpërmjet tij mundësohet kërkimi dhe qasja në vlerat e rralla të trashëgimisë kombëtare në çdo kohë, nga kudo dhe nga kushdo. Website-i ofron shërbime si: të dhëna rreth historikut të krijimit të portalit; informacion për botime albanologjike, albanologë, hyrje të reja (libra, artikuj, periodikë) në të dy bibliotekat gjegjëse; qasje në burime të kombinuara digjitale dhe jo-digjitale, burime bibliografike etj.




 
N'krye

 

 
» Katalogu alfabetik i digjitalizuar

Katalogu alfabetik i digjitalizuar është katalogë online me përshkrim bibliografik të njësive bibliografike të digjitalizuara. Në këtë katalog mund të shërbeheni me koleksion të librave të rrallë dhe të vjetër, si: dorëshkrime, antikuarë, harta dhe libra të fondit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Njësitë janë të vendosura në mënyrë alfabetik dhe mund të shfletohen sipas renditjes alfabetike.




 
N'krye

 
         
     
N'krye
 
     
 


Biblioteka Kombëtare e Kosovës / The National Library of Kosova "Pjetër Bogdani" Copyright © 2014