» BKSh-ja e BKK-ja organizojnë “Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë”
         
 

Prishtinë, 2 dhjetor 2014

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, më datë 4-5 dhjetor, organizojnë “Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë”, edicionin e nëntë, me temë “Aftësimi në informacion përmes teknologjive të reja dhe komunikimit”.
Dita e parë e kësaj konference do të mbahet në BKSh, të cilën do ta hapin drejtoresha e BKSh-së, Persida Asllani dhe drejtori i BKK “Pjetër Bogdani”, Bedri Zyberaj, kurse fjalë përshëndetëse do të ketë ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Në ditën e parë të kësaj konference kumtesa do të lexojnë: profesor Shaban Buza (Ndikimi i informacionit në krijimin e profilit të kërkuesit), Etleva Domi (Arena e dijes - Teknologjia - Aftësimi në informacion), Aida Braho, (Aftësimi në informacion: bibliotekat dhe bibliotekarët si aktorë kryesorë në ekologjinë e konfiguruar nga TIK), Liridon Zekaj (Biblioteka në kohën “share”), Enilda Kola e Brunilda Tahiri (Webografia tashmë realitet edhe për bibliotekat shqiptare), Ramazan Vozga (Kërkimi bibliografik dhe mjetet e kërkimit të informacionit në epokën digjitale), Ramush Zeka (Një shoqëri e informacioni për të gjithë), Majlinda Toçi (Bibliotekari i referencës në epokën digjitale), Nexhmije Kastrati (Teknologjia në shërbim të informacionit. Bibliotekat dhe komuniteti), Flamur Maloku ( Biblioteka, civilizimi, kultura dhe informacioni).
Ndërkaq, në ditën e dytë të konferencës, e cila do të mbahet në bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan, kumtesa do të lexojnë: Drita Cankja do ta paraqesë funksionimin e bibliotekës publike “Qemal Baholli” në Elbasan, Miranda Bakiasi e Erion Sulaj të Bibliotekës së Universitetit të Arteve në Tiranë, Alketa Tiku të Këndit Amerikan të BKSh-së në Tiranë, Venera Alliaj të Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kurse Genc Haxhiu të Këndit Amerikan në BKK në Prishtinë.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e hapjes së kësaj konference të edicionit të nëntë, ka botuar edhe tekstin e “Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë” të edicionit të tetë, në të cilën janë përfshirë ligjërata nga fusha e bibliotekarisë, veçanërisht nga koleksionet kombëtare e kujtesa kombëtare.

 



Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, më datë 4-5 dhjetor, organizojnë “Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë”

 
         
 

 

 
 
     
 

 
     
     
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014