» Delegacioni i Bibliotekës Kombëtare në konferencë të përbashkët ndërkombëtare të ISMN-së dhe ISBN-së
         
 

Stamboll, 15 - 17 shtator 2014

Një delegacion i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të ISMN-së dhe ISBN-së në Stamboll të Turqisë prej datës 15-17 shtator 2014. Universiteti i Tregtisë i Stambollit është nikoqiri i kësaj ngjarje ndërkombëtare me rëndësi të madhe si për veprimtarinë botuese ashtu edhe për atë të bibliotekarisë. Delegacioni i BKK-së, në përbërje të Edona Munishi-Kokollari, Bedrije Mekolli dhe Besnik Gashi, po i përcjellin tek pjesëmarrësit të arriturat dhe zhvillimet e këtyre dy standardeve në vendin tonë, si dhe po njihen me të rejat në nivel ndërkombëtar nga kjo fushë.

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” është anëtare e plotë e Agjencisë Ndërkombëtare të Numrit Standard Ndërkombëtar të Librit (ISBN) prej vitit 2001, ndërsa e Agjencisë Ndërkombëtare të Numrit Standard Ndërkombëtar të Muzikës (ISMN) prej vitit 2003. Numrat e ISBN-së dhe ISMN-së u shpërndahen botuesve të Kosovës për t’i numëruar botimet e tyre në mënyrë që secili titull të ketë identifikim të veçantë si në tregun vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar. Pjesa më e madhe e veprimtarisë tregtare me libra, partitura e materiale të ngjashme realizohet përmes aplikimit të këtyre dy llojeve të numrave standardë ndërkombëtarë. Një aplikim po aq të madh, por të një karakteri më të ndryshëm, këta numra gjejnë edhe nëpër biblioteka, duke shërbyer si identifikues të drejtpërdrejtë të titujve të caktuar.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës i ka në funksion dy zyra të veçanta, atë të ISMN-së dhe ISBN-së, përmes të cilave realizohet komunikimi me agjencitë ndërkombëtare të këtyre dy standardeve. Synim i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është edhe anëtarësimi në Agjencinë Ndërkombëtare të ISSN-së, një numër ky standard për numërimin dhe identifikimin e periodikut, si dhe anëtarësimi në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të fushës së bibliotekave siç është IFLA.

 


 

 

 
» LAJME TJERA ...
 
 
» Konferencë e përbashkët ndërkombëtare e ISMN-së dhe ISBN-së
» Drejtuesit e BKK-së “Pjetër Bogdani” vizitojnë Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë
» Mr. Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare
» Biblioteka Kombëtare pasurohet me koleksione të rralla
» Këshilli Drejtues cakton zt. Bedri Zyberaj u.d. të drejtorit
» 69 Vjet të Tempullit të Dijes
» “Java e Bibliotekës në Kosovë” ka krijuar një traditë
» Guri i gdhendur ‘flet’ shqip
» BKK “Pjetër Bogdani” dhe Arkivi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
 
     
 
         
 
     
     
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014