|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 5 shtator 2024
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, ka takuar në Zagreb z. Andrija Mutnjaković-in, arkitektin kroat i cili e konceptoi dhe realizoi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Në atelien që ndodhet në një lagje të qetë të Zagrebit dhe e cila tashmë është në pronësi të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kroacisë, z. Mutnjaković (l.1929), foli gjatë rreth projektimit të ndërtesës së Bibliotekës, ftesës nga Bashkim Fehmiu (arkitekti i cili u ngarkua për të hartuar masterplanin për kampusin e ri universitar në Prishtinë), sfidat rreth sigurimit të materialeve dhe opinionin kotravers rreth dukjes së objektit.
Projekti që zgjati një dekadë, për t’u finalizuar në vitin 1982, është ndërtesa më e njohur e punës së arkitektit Mutnjaković, e cila vazhdon të mbajë gjallë diskutimin edhe sot për vizionin dhe stilin brutal.
Në mini muzeun personal, ai ka ruajtur me fanatizëm të gjitha skicat, planet dhe maketat e punuara në një karrierë të gjatë, e në veçanti ka folur e i ka shpalosur skicat e para projektuese të BKK-së, objektit të tij më të dashur, si e quajti vetë ai.
|
|
|
|
|
|
|