|
|
|
|
|
|
Prishtinë, 15 prill 2024
Biblioteka Kombëtare e Kosovës / Divizioni i Aftësimit dhe i Zhvillimit Profesional i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e bibliotekarisë - kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:
|
|
|
|
|
• Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respektojnë standardet krijuese europiane dhe botërore;
• Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e bibliotekarisë në skenën bibliotekare vendore dhe ndërkombëtare;
• Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talentëve të rinj me ide të veçanta kreative;
• Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat bibliotekare - kulturore;
• Inovativ dhe kreativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;
• Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet kulturor;
• Informativ, vetëdijësues e solidarizues në formë kreative artistike;
• Aktivitetet të jenë të qasshme për publikun e gjerë, permes formave digjitale te pjesëmarrjes;
• Projektet lidhur me politikën e diversitetit kulturor.
OJQ-të në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: Bibliotekari, industri kreative, diversitet kulturor, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, arte vizuele.
Shuma e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve mund të jetë maksimum deri në 5,500.00 Euro.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 ditë nga data e publikimit të thirrjes dhe përfundon me datën 15 maj 2024, në ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.
Në këtë link mund të shkarkoni të gjithë dokumentacionin e Thirrjes. |
|