»Lista preliminare e projekt propozimeve përfituese të OJQ-ve

 

Lista preliminare e projekt propozimeve përfituese të OJQ-ve për Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet bibliotekare - kulturore për OJQ për vitin 2022, të datës 12.08.2022.

Në këtë link mund të shkarkoni listën.

 
»Njoftim për shtyrje afati!

 

Shpallja publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet bibliotekare - kulturore për OJQ për vitin 2022, të datës 12.08.2022, shtyhet afati për aplikim deri me datën: 31 gusht 2022, në ora 16:00.

Në këtë link mund të shkarkoni dokumentin e Njoftimit për shtyerje të afatit.

 
»Thirrje për aplikim

 


Bazuar në Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet bibliotekare - kulturore për OJQ për vitin 2022, të datës 12.08.2022 të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës / Divizionit të Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, në përputhje me Nenin 8, paragrafin 3.2 të Rregullores së Ministrisë së Financave Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile/njohësit e bibliotekarisë dhe kulturës, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:
- përfaqësues nga OJQ-të
- përfaqësues në cilësinë e njohësit të kulturës

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është më datën 30 gusht 2022, në ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

Në këtë link mund të shkarkoni të gjithë dokumentacionin e Thirrjes.

 
»Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet bibliotekare - kulturore për OJQ për vitin 2022

     
 
 

Prishtinë, 12 gusht 2022

Biblioteka Kombëtare e Kosovës / Divizioni i Aftësimit dhe i Zhvillimit Profesional i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e bibliotekarisë - kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
 

• Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respektojnë standardet krijuese europiane dhe botërore;
• Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e bibliotekarisë në skenën bibliotekare vendore dhe ndërkombëtare;
• Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talentëve të rinj me ide të veçanta kreative;
• Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat bibliotekare - kulturore;
• Inovativ dhe kreativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;
• Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet kulturor;
• Informativ, vetëdijësues e solidarizues në formë kreative artistike;
• Aktivitetet të jenë të qasshme për publikun e gjerë, permes formave digjitale te pjesëmarrjes;
• Projektet lidhur me politikën e diversitetit kulturor.

OJQ-të në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: Bibliotekari, industri kreative, diversitet kulturor, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, arte vizuele.
Shuma e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve mund të jetë maksimum deri në 5,500.00 Euro.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë kalendarike nga data e publikimit të thirrjes dhe përfundon me datën 26 gusht 2022, në ora 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.

Në këtë link mund të shkarkoni të gjithë dokumentacionin e Thirrjes.

 
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014