» Shënohet 110-Vjetori i Kongresit të Manastirit

     
 
 

Prishtinë, 6 nëntor 2018

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Fondacionin Arsimor Kulturor Humanitar–ALSAR, organizuan aktivitete kulturore për nder të 110-Vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Kjo veprimtari u hap me konferencën shkencore “Lumo Skendo dhe themelimi i revistës DITURIJA” në të cilën ligjëruan studiues të njohur të veprës së Lumo Skëndos:
Akademik Sabri Hamiti - Numri i parë i revistës “Diturija”
Prof. Dr. Persida Asllani - Revista e Lumo Skendos dhe misioni i dijes
Prof. Dr. Dhurata Shehri - Rubrika “Bibliografitë” në revistën “Diturija”
Dr. Agron Gjekmarkaj - Revista “Diturija” - Kryqëzime imagologjike nga Mid’hat Frashëri

Në hapje të kësaj konference, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku tha se këta studiues të njohur të veprës së Lumo Skëndos dhe të revistës së tij “Diturija”, kanë ndërgjegjen dhe dijen për ta rikthyer figurën e këtij autori të ndaluar në fronin e pushtetit të dijes që ai ka përfaqësuar.  Sipas tij, kjo do t’u jepte ndihmë specifike intelektuale autoriteteve dhe bibliotekve për lehtësimin e hulumtimit, gjetjes, grumbullimit e ruajtjes së materialeve.
Zëvendësministrja e Kulturës, Leonora Morina-Bunjaku kujtoi se Kongresi i Manastirit jetësoi aspiratat më të larta të figurave të rëndësishme, si ajo e Naim Frashërit, Sami Frashërit, Pashko Vasës, De Radës dhe të shqiptarëve si komb.
Persida Asllani, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, në fjalën e saj përshëndetëse në hapjen e konferencës “Lumo Skendo dhe themelimi i revistës DITURIJA”, vlerësoi se revistat kulturore janë një nga kapitujt më interesantë, më domethënës të historisë së kulturës shqiptare që sfiduan tema, debate, përmes të cilave u dëshmua historia e popullit dhe është ngritur një vetëdije identitare më e artikuluar.
Kryetari i Fondacionit Arsimor Kulturor Humanitar – ALSAR dhe botuesi i botimit anastatik të revistës “Diturija”, z. Mehdi Gurra, tha se botime të tilla duhen risjellë në mënyrë të kujdeshshme në gjuhën e sotme shqipe në mënyrë që ato të kenë sa më shumë lexues. Ai gjithashtu kërkoi që nëse tashmë ka prodhime të tilla për t’u botuar si revista në fjalë, ato duhet të çohen përpara.
Në këtë konferencë, me ç’rast u promovua edhe botimi anastatik i revistës DITURIJA, ishin të pranishëm përfaqësuesit e BKSH-së, përfaqësues të Fondacionit ALSAR, akademikë, studentë, përfaqësues politikë, studiues, profesorë.
Në shenjë të këtij përvjetori, u përurua ekspozita nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Abetarja shqipe (1906-2018) – ilustrime dhe tipografi”. Kjo ekspozitë përfshin prezantimin e të gjitha abetareve të gjuhës shqipe që janë në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës  dhe prezantimin e ilustruar me tipografi të germave (tekste në tipografi) të Abetareve të gjuhës shqipe (1906 - 2014).
Biblioteka Kombëtare e Kosovës në 110-Vjetorin e Kongresit të Manastirit - të kongresit në të cilin u vendos unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, botoi edhe katalogun "Abetarja shqipe (1906-2018)", i cili është një shembull i mirë për të nxjerrë në pah një informacion të vlefshëm për abetaret që janë në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Në të përfshihen abetaret e shqipes - nga "Abetar i vogël shcyp” i Lek Grudës i botuar në Bukuresht në vitin 1906 deri te "Abetarja për klasën e parë të arsimit fillor" (botim i përbashkët Kosovë - Shqipëri) i vitit 2012, dhe ribotimi i shtatë i të cilit është i vitit 2018.
Ekspozita "Abetarja shqipe (1906-2018) – ilustrime dhe tipografi" do të qëndrojë e hapur deri më 20 nëntor.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 

 
     
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014