» Vizionari Amerikan: Koha dhe jeta e John F. Kennedy

     
 
 

Prishtinë, 17 maj 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani, të mërkurën, u hap ekspozita me fotografi “Vizionari Amerikan: Koha dhe jeta e John F. Kennedy”. Kjo ekspozitë është projekt i Ambasadës Amerikane në Kosovë me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe paraqet jetën dhe ngritjen politike deri tek vdekja e këtij lideri amerikan.
Ambasadori amerikan, z.Greg Delawie, e cilësoi këtë ekspozitë si një frymëzim që paraqet shumë momente prapa legjendave që tashmë i njohim mirë, siç është Presidenti John F. Kennedy. Z. Delawie rikujtoi vizionin e Presidentit Kennedy, sipas të cilit, , një komb ka nevojë për liderë me guxim për të menduar përtej modeleve tradicionale politike; për ata që do të përqafojnë vendime të vështira, në vend që të zmbrapsen nga përgjegjësitë e tyre ndaj kombit.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku,  e vlerësoi Presidentin Kennedy si një figurë ikonike me përmasa universale, frazeologjia e të cilit ka pushtuar diskursin politik dhe kulturor të gjeneratave të tëra. Sipas z. Gajraku, filozofia e veprimit, idetë e ideali i këtij lideri amerikan, i kanë dhënë atij statusin e një figure dhe vizionari që shkon përtej politikës dhe që kap përmasa gjeografike me shtrirje globale.
Ekspozita “Vizionari Amerikan: Koha dhe jeta e John F. Kennedy” do të qëndrojë e hapur deri më 28 maj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, pastaj do të udhëtojë edhe në komunitete të tjera në Kosovë, përfshirë Prizrenin, Pejën, Mitrovicën veriore dhe Vitinë, deri në fund të vitit 2017.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 

 
 

 

 
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014