»AMBASADORI I NORVEGJISË - PER STRAND SJAASTAD, I DHURON LIBRA BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS

     
 
 

Prishtinë, 1 nëntor 2017

Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës ka vizituar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ambasadori norvegjez tregoi përkushtimin e tij për ta ndihmuar bibliotekën në zhvillimin e koleksioneve bibliotekare. Me këtë rast, Per Strand Sjaastad shprehu kënaqësinë e tij që Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze po i dhuron bibliotekës 55 tituj librash, përkatësisht 155 ekzemplarë. Këta tituj e ndihmojnë lexuesin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në përpjekjet e tij që të lexojë më shumë dhe të ekspozohet ndaj impulseve dhe informatave që vijnë nga fusha e kulturës, e historisë dhe e letërsisë norvegjeze. Shumë nga këta tituj janë përkthime nga norvegjishtja në gjuhën shqipe, disa prej tyre të përkthyer edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit. Janë këta tituj të përkthyer, tw autorëve të njohur të letërsisë moderne norvegjeze, që e ndikoi edhe letërsinë botërore, si: Henrik Ibsen e Knut Hamsun, apo të autorëve të njohur të letërsisë bashkëkohore, si: Per Peterson, Roy Jacobsen, Jostein Gaarder etj.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës – Gajraku, e falënderoi ambasadorin Per Strand Sjaastad për librat dhuratë bibliotekës dhe i shprehu kënaqësinë për vizitën që ai i bën Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ambasadori u informua për projektet e bibliotekës dhe kërkesat për mbështetje financiare, si dhe për përpjekjet e bibliotekës që të jetë një pikë qendrore për hulumtim dhe informim për një gamë të gjerë përdoruesish të shërbimeve bibliotekare.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 

 
 

 

 
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014