» Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Ministria e Diasporës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

     
 
 

Prishtinë, 29 mars 2017

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në praninë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ministrit të Diasporës, Valon Murati dhe Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku dhe drejtori i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, Avdyl Lipoveci, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e fondit të librave për diasporën.
Në bazë të këtij memorandumi, të dy institucionet obligohen që të grumbullojnë fonde të librave për diasporën, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me institucionet përkatëse që të krijojnë kënde të koleksioneve të librave në gjuhën shqipe, të shpërndajnë fondet sipas kërkesave në diasporë, të përzgjedhin natyrën e koleksionit për diasporë, si dhe të bashkëpunojnë në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim promovimin e kulturës, gjuhës dhe arsimit në diasporë.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të diasporës, si dhe lidhshmëria e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës.
Të tre ministrat e pranishëm, u zotuan se përveç se do ta përkrahin këtë nismë, ata edhe do të punojnë që procedurat e zbatimit të këtij memorandumi të fillojnë menjëherë.

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ministria e Diasporës

 
         
 
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014