» Drejtuesit e BKK-së “Pjetër Bogdani” vizitojnë Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë
         
 

Tiranë, 8 shtator 2014

Një delegacion i BKK-së “Pjetër Bogdani”, i përbërë nga Bedri Zyberaj, u.d. i drejtorit, Sali Bashota, kryetar i Këshillit Drejtues dhe Dashamir Bërxulli, anëtar i Këshillit Drejtues, vizituan sot Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe u takuan me Persida Asllanin, drejtoreshë, dhe Etleva Domin, nëndrejtoreshë.
Drejtuesit e BKK-së “Pjetër Bogdani” ia uruan detyrën e re drejtoreshës Asllani, duke i dëshiruar suksese dhe avancim të institucionit që ajo drejton. Drejtoresha Asllani shprehu kënaqësinë që delegacioni i parë që po pret, pas pranimit të detyrës, është nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Në takim mes udhëheqësve të bibliotekave është diskutuar për finalizimin e projekteve ekzistuese dhe inicimin e projekteve të reja të përbashkëta. Përfaqësuesit e të dyja institucioneve më të larta të bibliotekarisë në vendet respektive u angazhuan për një intensifikim të bashkëpunimit në interes të kulturës kombëtare.


 

 

 
» LAJME TJERA ...
 
 
» Drejtuesit e BKK-së “Pjetër Bogdani” vizitojnë Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë
» Mr. Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare
» Biblioteka Kombëtare pasurohet me koleksione të rralla
» Këshilli Drejtues cakton zt. Bedri Zyberaj u.d. të drejtorit
» 69 Vjet të Tempullit të Dijes
» “Java e Bibliotekës në Kosovë” ka krijuar një traditë
» Guri i gdhendur ‘flet’ shqip
» BKK “Pjetër Bogdani” dhe Arkivi i Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
 
     
 
         
 
     
     
     


All rights reserved by The National Library of Kosova. Copyright © 2014